Tronditet Vlora, dy të vrarë, viktimat një vajzë e një djalë

Dy persona mbeten të vrarë me armë zjarri rreth orës 13: 30 minuta pranë Akademisë Ushtarake të Marinës në qytetin e Vlorës.

Viktimat një vajzë dhe një djalë janë ekzekutuar  në një pasticeri. (Ne foto lart: Vendi ku ndodhi vrasja)

Sipas policisë viktimat janë identifikuar si Paula Bifsha, 20 vjeçe dhe Parid Velaj, 30 vjeç

Flitet dhe për një person të plagosur.

Ende janë të paqarta rrethanat e motivet e ngjarjes, por mësohet se një person është ndaluar si autori i vrasjes.

Dyshohet se vajza ka qenë objektiv i atentatit ndërsa djali është pronari i pasticerisë, ku ndodhi krimi.

Në orën 14:00 burimet që citon Ora News bën të ditur se është arrestuar personi i dyshuar si autor.

Personi i ndaluar është Elvis Lulushi, 28 vjeç.

 

SHKARKO APP