Trump do kërcënojë Europën: “Hej nënshkruat, paguani për të forcuar NATO-n kundër ISIS”

NATO duhet të bëjë një reformë të madhe për të pajisur aleancën me mjetet e nevojshme për të mposhtur ISIS dhe kërcënimet e tjera terroriste, ka pretenduar Donald Trump.

Presidenti i zgjedhur u ka kërkuar anëtarëve të tjerë të NATO-s që të “fillojnë të paguajnë për NATO-n”, pasi u zbulua se vetëm pesë vende veprojnë në përputhje me obligimet e shpenzimeve të aleancës.

Për momentin vetëm SHBA-ja, Britania, Greqia, Polonia dhe Estonia kanë shpenzuar objektiva minimale të dy për qind të GDP-së së tyre në mbrojtje, pavarësisht nga një angazhim në 2014 nga 28 vende anëtare të NATO-s për të arritur dy për qind objektivin e shpenzimeve deri në 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi Trump e quajti NATO-n “të vjetëruar”, gjatë një interviste me ish-sekretarin e Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Michael Gove, udhëheqësit europianë kanë mbetur të shqetësuar në lidhje nëse presidenti i zgjedhur ka në plan të tërhiqet nga blloku mbrojtjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier ka thënë: “Deklaratat e intervistave të Amerikës me presidentin e zgjedhur … shkaktuan me të vërtetë habi dhe agjitacion këtu në Bruksel”.

Trump, i cili do të inaugurohet si President të premten, shtoi se NATO mbetet “shumë e rëndësishme”, ku edhe bashkëpunëtor i ngushtë z.Scaramuçi u pajtua me të. Ai tha: “NATO është projektuar për të fortifikuar demokracitë europiane perëndimore ndaj spektrit të komunizmit”.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Z. Scaramuçi i tha të pranishmëve se komentet e Trump synojnë të shtyjë NATO-n drejt reformave të mëdha.

SHBA kontribuon rreth 70 për qind të totalit të mbrojtjes së NATO-s, shpenzime që Trump sulmoi anëtarët e tjerë të cilët nuk kontribuojnë mjaft për aleancën.

Ai tha: “Ka pesë vende paguajnë për NATO-n. Pesë dhe kjo është shumë pak”. I pyetur se çfarë mendonte ai për Trump që anëtarë nuk po kontriubojnë, Scaramuçi tha: “Ai është një zhvillues i pasurive të patundshme. Çfarë mendoni se ai do të bëjë? “Ai do të shkojë në ato vende dhe të thonë,” Hej ju e nënshkruat këtë gjë, ju keni borxh, filloni ti paguani”.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?