FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump kritikon kompaninë “General Motors”

Presidenti i zgjedhur Donald Trump kritikoi të martën kompaninë më të madhe të makinave, General Motors, duke thënë se modelet Chevrolet Cruze të prodhuara në Meksikë i dërgon në SHBA pa taksë. Ai kërcënoi se do t’i vërë tarifa të rënda kompanisë.

“Prodhojini në SHBA, përndryshe do të paguani taksë më të madhe në kufi,” shkruante zoti Trump në Twitter.

General Motors tha se shumicën e modeleve të saj Cruze e prodhon në Shtetet e Bashkuara, në uzinën e saj në Lordstown të Ohajos, zemra industriale e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompania tha se importon nga Meksika vetëm një model, që zë një përqindje të vogël të 172 mijë automjeteve Cruze, të cilat u shitën nga General Motors në 11 muajt e parë të vitit të kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç Meksikës, kompania e prodhon këtë modelo edhe në Kinë. Chevrolet Cruze kushton 21 mijë dollarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?