Trump zgjedh kandidat për zv/president senatorin James David Bowman

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Bowman si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Ndonëse Vance në të kaluarën ka qenë ndër kritikët për të ashpër të Trumpit, ai e ka ndryshuar qëndrimin për të, duke u kthyer në njërin prej mbrojtësve më të zëshëm.

Trump e ka bërë të ditur emrin e kandidatit të përzgjedhur në rrjetin e tij social, Social Truth, në nisje të Konventës së Republikanëve në Milluaki të Uiskonsinit.

“Pas diskutimeve të gjata dhe analizave, dhe pas shqyrtimit të talenteve të shumë të tjerëve, kam vendosur që njeriu që i përshtatet më së shumti pozitës së nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara është senatori J.D. Vance prej Ohajos”, ka thënë Trump.

Vance, një konservator i vendosur, nuk pritet të sjellë më shumë vota në qarkun e Trumpit, dhe madje ka mundësi që të rrisë dilemat te disa votues të moderuar. Disa mbështetës të Trumpit kanë kërkuar që ai të zgjedhë një grua apo një person me ngjyrë për pozitën e dytë më të rëndësishme në shtet, për të rritur mundësitë e fitores./Europa e Lirë/

SHKARKO APP