Tryeza për reformën zgjedhore, Norman: Dialogu zgjidh krizat
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman ka reaguar pas uljes në tryezë të partive politike sot për reformën zgjedhore. “E mirëpresim marrëveshjen ndër-partiake të sotme për të ndjekur reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu gjithëpërfshirës është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike”, shkruan ai në Twitter.
Welcome today’s cross-party agreement to pursue electoral reform in line with OSCE/ODIHR recommendations. The UK believes that inclusive dialogue is always the best way to resolve political problems.
— Duncan Norman (@DNormanFCDO) January 14, 2020