Turizmi në pandemi, publikohen rregullat për operatorët turistikë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin e masave për sezonin turistik veror. Strukturat akomoduese duhet të monitorojnë procesin dhe stafin për respektimin e masave të higjienës dhe distancës fizike për parandalimin e Covid-19.

Punonjësit e recepsionit duhet të jenë të mirëinformuar në lidhje me masat. Në recepsion duhet të ketë solucion dezinfektues me përbërje alkooli 70-85%. Rekomandohet që stafi të lajë duart shpesh dhe t’i dezinfektojnë me xhel me përbërje alkooli 70-85%. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik deri në 2 metër.

Dhomat duhet të mirëmbahen me standard të larta pastërtie çdo ditë. Të gjitha sipërfaqet duhet të pastrohen të paktën çdo ditë me pastrues dhe ujë ose dezinfektues. Zonat me prekje të shpeshtë, siç janë parmakët, panelet e kontrollit të ashensorit ose dorezat e dyerve duhet të pastrohen disa herë në ditë. Rekomandohet mbajtja e maskës në mjediset e ashensorit.

Personeli qe shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur përgjatë gjithë periudhës së shërbimit me maska. Dorezat do të vendosen sipas nevojës kur preken ushqimet. Dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm duhet të kryhet çdo ditë në mënyrë periodike, gjatë orarit të hapjes së stacionit të plazhit duhet të sigurohet vazhdimësia e pastërtisë dhe boshatisja e koshave të mbeturinave.

Klorinimi i ujit të bëhet rregullisht sipas standardeve dhe çdo pishinë të ketë të afishuar nivelin e klorit çdo ditë, ndërkohë shezlonget dhe mjediset e pishinave duhet të pastrohen dhe dezinfektohen çdo dite dhe periodikisht. Pishina të ketë kosha dhe peshqirë letre. Punonjësi i pishinës duhet të dezinfektojë shtresat e shezlongeve dhe krahët mbështetëse. Rekomandime dhe rregulla të ngjashme janë edhe ëpr qendrat e bukurisë dhe masazheve.

SHKARKO APP