Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E diel, 18 Tetor 2026, 22:12 28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionin për personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke bërë me dije se vetëm gjatë ditës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Komisariati nr.3
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Reagime ndërkombëtare
  • Studentët protestues
  • Erion Braçe
  • Arlind Qori
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Komisariati nr.3
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Reagime ndërkombëtare
  • Studentët protestues
  • Erion Braçe
  • Arlind Qori
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Turpi i botës për rilindasit e kapur në flagrancë: ja ç’po ndodh në Qarkun e Lezhës!

Aktualitet E enjte, 22 Prill 2021 12:36
Turpi i botës për rilindasit e kapur në flagrancë: ja ç’po ndodh në Qarkun e Lezhës!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Bektash Zeneli

Mund t'ju interesojë

28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

Para 4 orësh
Tensionet e fundit te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues

Tensionet e fundit te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues

Para 5 orësh
Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

Para 5 orësh

Mund të kenë shtrirë “metastazat” e veta në të gjithë territorin shqiptar të “ndezur” prej fushatës elektorale, po së paku në qarkun e Lezhës i janë zbuluar ”petët lakrorit”. Gjithcka ka dalë sheshit. Veprime të turpshme abuzive flagrante të segmenteve të pushtetit, administratës publike me synimin; ndikimin e drejtpërdrejtë në vullnetin e zgjedhësve.
Janë me dhjetra rastet kur qytetarët me të cilët është ushtruar “mirësi” e deri në presion, por që përgjithësisht ata nuk duan të identifikohen me emër së paku për momentin, të cilët denoncojnë rastet abuzive deri në flagrancë ku përballë tyre “misionarët e rilindjes ” u paraqitën me “bilance” negative faturash të pashlyera për energjinë , ujin e pijshëm, dosje rindërtimesh e deri ato të kredive bankare. Atyre. pra qytetarëve “jo korrekt” në shlyerjen e detyrimeve apo që presin lekët e rindërtimit një e nga një e deri në fsehtësi nëpër skuta , në këmbimtë votave për emrin zyrtar të subjektit politik, Partisë Socialiste e që në realitetin qeverisës nuk është ajo por Rilindja akoma në pushtet apo me saktë në ikje, u deklarohet se “…me konfirmimin në pushtet pas 25 prillit atyre do t’u krijohen lehtësira të cilat do të shkojnë deri në zerim faturash për energjinë elektrike, ujin e pijshëm, do të marrin menjëherë shpërblimet përkatëse për dosjet që janë bërë gati për pagesat si pasojë e dëmtimit të banesave nga tërmeti, etj …premtime këto të pa skrupullta e misterioze, në kundërshtim flagrant me ligjet e këtij vendi, madje në shkelje të hapur të çdo kodi e norme morale.
Arrihet gjer atje ku ndërhyhet nëpër filialet e disa bankave të nivelit të dytë, nxirren abuzivisht prej andej emrat e kredimarrësve e u thuhet mundësia e fshirjes së shumës së interesave deri në zerimin e tyre e të tjera çudira të çudibërësve rilindas te cilet pretendojnë që ata vetë janë “ edhe ligji edhe maliqi”!
Emisar rilindas kanë mësy deri edhe lista hallexhinjsh nëpër objekte tregtare duke premtur likujdimin e tyre në këmbim të votave.
Kush janë autorët realë të këtyre abuzimeve flagrante? Dihen, po konstatohen për ditë. Ata janë kamikazë politike me pushtet të sektit rilindas nëpër institucionet e këtij shteti e të këtij pushteti, nëpër institucionet e qeverisjes vendore përfshi deri edhe drejtuesit e emëruar të bashkive në drejtoritë e sektorët e OSSHE-së, Ujësjellës-Kanalizimeve, drejtorive e zyratvendore, ata që merren me dosjet e fatkeqëve të pasojave të tërmetit e që “rindërtuesit “ do t’i dëmshpërblejnë, por që më parë duan votat e deri tek drejtuesit e disa bankave të nivelit të dytë, ku përmes veprimeve abuzive shkelin me të dyja këmbët të drejtat e qytetarëve të cilëve ua garanton ligji, ku dekonspirohen të dhëna e shifra.
Marrëzi të tilla allarilindase nuk kanë fund. Abuzime të tilla meritojnë ndëshkim të fortë. Janë këto dhe një shtysë tjetër, një motivim më shumë për ndëshkimin masiv me VOTË të këtij pushteti të korruptuar në të gjitha aspektet, e abuzues deri në palcë nga njëra anë, por edhe një apel i fuqishëm, një dosje e hapur për organet e drejtësise të këtij vendi, ndëshkim i plotë me votë e me ligj. E me siguri e pa asnjë dyshim kjo do të ndodhë. Asgjë nuk mund ta pengojë fitoren e opozitës së bashkuar edhe në qarkun e Lezhës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 5 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

2 Flet Erion Braçe për protestat
Para 5 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

3 Tirana si në luftë!
Para 8 orësh

Tirana si në luftë!

4 Balla: B*mbë molotov mbi trupat e Policisë, efektivët po mbrojnë Shqipërinë nga kaosi
Para 9 orësh

Balla: B*mbë molotov mbi trupat e Policisë, efektivët po mbrojnë Shqipërinë nga kaosi

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.