U akuzua se kërkoi 70 mijë euro ryshfet. Bashkia e Pogradecit padit kompaninë
Një ditë më parë, Vladimir Pjetërgjokaj, përfaqësues i firmës “Pevlak” akuzoi kreun e Bashkisë së Pogradecit se po pengonte ndërtimin e një segmenti rrugor. Sipas dëshmive që sillte Pjetërgjokaj, vetë kreu i bashkisë ka kërkuar ryshfet nga kompania.
Sot në një reagim për mediat, Bashkia e Pogradecit deklaron se do të bëjë padi penale ndaj përfaqësuesve të kompanisë së ndërtimit që kanë bërë denoncimin publik.
Deklarata:
“Bashkia e Pogradecit distancohet dhe dënon ashpër akuzat e një prej përfaqësuesve të kompanisë së ndërtimit, e cila po ndërton rrugën hyrëse në qytet.
Bashkia e Pogradecit do nisë një kallëzim për shpifje dhe cënim të figurës së kryetarit të Bashkisë duke i kërkuar drejtësisë së zbardhë çdo të vërtetë.
Akuza të tilla bëhen vetëm me qëllim për shmangjen reale të problemit që është vonesa në ndërtimin e kësaj rruge.
Bashkia e Pogradecit ka treguar angazhim maksimal në kompetencat e saj për të ndihmuar në ndërtimin sa më të shpejtë të këtij aksi.
I bëjme thirrje të gjithë institucioneve të marrin masat e duhura që puna në këtë rrugë të vijojë normalisht”.
https://www.facebook.com/b.taulant/photos/a.285831924795749.66568.283447241700884/1153276308051302/?type=3&theater
KOHA JONË SONDAZH

