U arratis nga burgu, nëna e Lazes: S’e dimë ku është

Familja e të arratisurit nga burgu i Shënkollit, Daut Laze, thonë nuk kanë dijeni se ku ndodhet ai, pasi nuk kanë pasur asnjë kontakt me të që në momentin që janë njoftuar për arratisje. ”Nuk jemi lidhur me djalin, ska telefonuar. Nuk kemi asnjë haberë fare, po të kisha do thosha”, tha nëna e tij.
Daut Laze vuante dënimin në burgun e Shënkollit. Mbrëmjen e 3 shkurtit ai ndodhej i shtruar në dhomën e mjekimeve në spitalin e burgut. I dënuari me mjekim të detyruar, ka mundur të largohet nga rrethimi i institucionit të posaçëm mjekësor brenda burgut, duke kapërcyer murin. Mungesa e tij në dhomë u vu re vetëm në orët e para të mëngjesit të 4 shkurtit gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit.
Analiza e kamerave të sigurisë do të zbulojë nëse në kullat e rojës ka pasur efektivë të sigurisë së burgjeve, apo nëse në arratinë e të dënuarit mund të ketë persona që kanë bërë një sy qorr. Për një analizë të plotë të situatës mbi nivelin e sigurisë në këtë burg, në Shënkoll mbërriti Drejtori i Përgjithshme i Burgjeve Klevis Qose.