U bllokuan në Kanionet e Gjipesë, 4 orë operacion për shpëtimin e turistit holandez dhe dy fëmijëve

Rreth katër orë ka zgjatur operacioni i kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e një turisti holandez dhe dy fëmijëve të tij të mitur, të cilët mbetën të bllokuar në Kanionet e Gjipesë. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Repartin Special “Delta Forcë”, pasi turisti kërkoi ndihmë duke njoftuar se kishte mbetur i bllokuar së bashku me dy fëmijët.

Njoftimi i Policisë: 

Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gjipesë, Reparti Special “Delta Forcë” shpëton turistin holandez dhe dy fëmijët e tij të mitur.
Në kushte të një terreni shumë të vështirë dhe në errësirë, pas rreth 4 orësh operacion kërkim-shpëtimi, shërbimet e Policisë nxorën pa lëndime turistin dhe dy fëmijët e tij.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Repartin Special “Delta Forcë”, mbrëmjen e djeshme përfunduan me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit për një turist holandez dhe dy fëmijët e tij të mitur, të cilët kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur të Kanioneve të Gjipesë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga shtetasi holandez se kishte mbetur i bllokuar së bashku me dy fëmijët e tij, u organizua operacioni i kërkim-shpëtimit. Pas rreth 4 orësh kërkime intensive, në kushte të errësirës dhe në një terren tepër të vështirë, shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe evakuimin e tyre në mënyrë të sigurt.
Pas nxjerrjes nga zona e rrezikshme, turisti dhe dy fëmijët e tij morën ndihmën e parë mjekësore dhe rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore.
Turisti holandez falënderoi shërbimet e Policisë së Shtetit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë operacionit, duke u shprehur:
“Dua t’u them të gjithëve se sonte jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Policisë lokale, e cila na shpëtoi nga vendi ku kishim mbetur të bllokuar. Ishte një zonë shumë e rrezikshme, sidomos gjatë natës. Këta tre efektivë janë heronj.”
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe turistëve në çdo rast emergjence, duke garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?