U fut në Shqipëri si refugjat, kapet terroristi nga Siria

Shqipëria prej 1 viti po shihet si rruga e ”artë” drejt BE-së, ku në doganën e Kapshticës kapen çdo ditë grupe me refugjatë. Në aksionin e fundit të Policisë së Shtetit, dy ditë më parë në Kapshticë u kapën 16 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Ata po tentonin që përmes Shqipërisë të kalonin në vendet e BE. Emigrantët ishin 10 nga Siria, 5 palestinezë dhe një libian. Pas ndalimit ata janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve.

”Shqiptarja.com”, shkruan se në mesin e 16 të ndaluarve ishte një sirian që dyshohet se ka qenë pjesë e grupeve terroriste që vazhdojnë ende luftën në Siri e Irak.

Pas arrestimit ai është dërguar në Qendrën e Mbyllur për të Huaj në Kareç të Korçës, ndërsa po punohet për ta identifikuar. Informacioni i parë mendohet se është dhënë nga SHISH. Ky person ka tentuar që të shkojë në vendet e Bashkimit Europian duke fshehur të kaluarën e tij përkrah grupeve terroriste

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky nuk është rasti i parë që persona të dyshuar si terroristë hyjnë në vendin tonë, ndërsa në rastet e kaluara janë deportuar menjëherë tek agjencitë e huaja. Autoritetet shqiptare vijojnë hetimet për sirianin. Materialet janë referuar te Krimet e Rënda në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?