U kap duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet 59-vjeçari

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke u kujdesur për bimët narkotike, që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte në fshatin Vlosh të Roskovecit.

Policia bën me dije se 59-vjeçari me iniciale F.R u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 22 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte.

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Roskovec/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

U kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte, arrestohet 59-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Për rastin u vu në pranga shtetasi F. R., 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh.

Ai u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 22 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?