U ngacmoi shoqen në Facebook, rrahin barbarisht 17-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku tre persona kanë rrahur barbarisht një 17-­vjeçar, vetëm sepse ai u kishte ngacmuar shoqen e tyre në Facebook.

Për këtë arsye, tre të dyshuarit janë arrestuar nga policia.

Ata janë përkatësisht 20-­vjeçari Mirenc Bibo, 24-­vjeçari Bruno Rapushi dhe 25­-vjeçari Andi Turku, që të tre banues në Fier.

Sipas policisë, ata kanë marrë me forcë të riun me inicialet K.M dhe e kanë çuar në një fabrike të përpunimit të këpucëve.

Aty e kanë lidhur dhe kanë filluar ta rrahin në mënyrë të dhunshme.

Gjithë skenën e dhunës, ata e kanë filmuar, ndërsa ngjarja është denoncuar nga disa dëshmitarë.

SHKARKO APP