U përfshi në dosjen e “Toyota Yaris”, reagon deputeti Çyrbja: Padi ndaj Bashës

Deputeti i PS, Jurgis Cyrbja ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha se në dosjen e “Toyota Yaris” ku u sekuestruan 3,4 milionë euro janë përfshirë edhe deputetët e PS Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja.

Por përmes një statusi në Facebook, deputeti i PS thotë se do padisë Bashkën për shpifje dhe e sfidon që të përballet me të në gjykatë me prova dhe fakte.

“Zgjohet e pa larë sytë mendon shpifjen e radhës. E meqë zgjohet vonë, nuk i del koha as të jetë kreativ nga shpifja në shpifje! Unë nuk kam më pse të duroj baltën e Lulzim Bashës.  Menjëherë padi për humbës që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike.  E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua dhe kolegët e min në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim!”- shprehet Jurgis Cyrbja.

SHKARKO APP