U sha keq me Jul Dedën, skandali më i madh i deputetit demokrat (VIDEO)
Deputeti demokrat Myslim Murrizi është një emër jo pak i njohur për politikën në Shqipëri, por fatkeqësisht është më shumë i njohur për skandalet e zënkat se sa për vepra në zonën e tij, në Lushnje.
Vetëm dje ai u rikthye sërish në vëmëndje të mediave për shkak të sherrit me aktorin e humorit Julian Dedës të cilit iu kthye me fjalë shumë ofenduese.
Shkak për këtë u bë një postim i Dedës në Facebook, ku ironizonte keq kandidatët e PD-së për humbjen e pësuar më 25 qershor.
E vetëm pas kësaj, Murrizi iu kthye edhe gazetarit Bledian Koka për shkak se ai e “demaskoi” në Facebook-un e tij për sherrin me Julian Dedën dhe gjuhën e përdorur duke e konsideruar si deputet shalqiri.
Por Murrizi nuk është i panjohur për skandale.
Vetëm pak kohë më parë Murrizi u konfliktua me një punonjës policie në Tiranë për shkak të mosvënies së rripit të sigurimit.
Në videon e publikuar nga vetë Murrizi në rrjetin social Facebook, duket qartë momenti i ndalimit dhe kontrollit të dokumenteve nga polici i rrugores.
Aty dhe dëgjohen fjalët e rënda si “bastard, halabak, plehra, fundërrinë apo dhe trafikant droge”, me të cilat Murrizi i drejtohet policit, ndërsa ky i fundit ruan qetësinë.
Pavarësisht fyerjeve dhe tensionimit të situatës nga kryetari lokal i PD-së, polici bën detyrën duke e gjobitur atë për shkeljen në rrugë.
Murrizi i drejtohet punonjësit të policisë më fjalët :“Bastard, halabak, plehra, fundërrinë e trafikant droge”.
Por nuk është mjaftuar me kaq, Murrizi i ka kushtuar policit edhe një status fyes në Facebook.
Statusi në Facebook
“Shihni surratin e vertete te funderrinave te HASHASHIT.
Pas denoncimeve te njepasnjeshme per grupin e SHARABAJKAVE te policise dhe pas denoncimit te mbrembeshem te nje krye LAVIREJE te kesaj tufe SHARABAJKASH qe mbushte hundet me droge ne zyre te shtetit, komandatet e droges dhe te lavireve kane filluar hakmarrjen.
Ky polic qe pranon se eshte bastard bile e quan si grade, me ndalon ne mes te trafikut tek ETC me urdher te komandatit te trafikut Taulant Gjokes.
Ne momentin e ndalimit tek ETC ky polic nuk me komunikon asjne shkelje por vetem urdherin politik te komandatit te trafikut te rilindjes.
Pastaj gjate rruges mer urdhera te tjera dhe me kerkon dokumenta shtese sepse komandanti i trafikut e lajmeron qe une jame ” armiku” se jam i PD dhe jo i hashashit.
Aq shume te interesuar jane sa ka ardhur ne kembe pas meje rreth 500 m deri tek hyrja e kuvendit.
Te ka pare shefi i trafikut thote qe je pa rrip.
Po pse nuk me ndaloi ai i them qe me paska pare??
Ku me ka pare qe jam pa rrip ne kafe??
I kujt trafiku se ju mereni me droge i them dh ai qe pohon me heshtje.
Trafikanti Taulant Gjoka urdheron me radio nje polic vemje te pa fytyre pa karakter nje mjeran sherbetore ne ekstrem te rilindjes Agron Vogo qe te me ndaloj pa asnje shkak.
I zene ngushte se nuk di çte bej rri si nje cope pleher dhe fillon te kerkoj dokumen pas dokumenti deri tek libreza e dritave.
Nje debil qe edhe pse ka ne dore lejen e qarkullimit dhe patenten nuk di te lexoj dhe te shkruaj as emrin ne proçesverbal.
Shiheni si rri si i menderosur sepse e di mire qe urdheri qe ka mare eshte arbitrare”.


