U shkatërrua nga protestuesit e opozitës, Rama rikthen kërpudhën tek kryeministria: Kur goditet rritet (Mesazhi i koduar)

Kërpudha e famshme para kryeministrisë është rikthyer sërish, pas shkatërrimit të saj gjatë protestave të opozitës një vit më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar disa foto ku shihen punëtorët duke vendosur kërpudhën, ndërkohë që shkruan edhe një mesazh të koduar.

Rama shkruan se karakteristika e kësaj kërpudhe është se kur goditet rritet, kështu që kush e sulmon duhet ta mësojë se vetëm e lartëson.

“Pas shkatërrimit të saj nga molotovarët e pranverës së shkuar, KËPURDHA e artisit të mirënjohur bashkëkohor Carsten Holler, dhuruar prej tij nga cikli i koleksionit të famshëm të disa muzeve prestigjozë të botës, është rikthyer në vendin e vet 1 m më e lartë se ç’ishte. *karakteristika e kësaj këpurdhe është se kur goditet rritet, kështu që kush e sulmon duhet ta mësojë se vetëm e lartëson.”- shkruan Rama.

SHKARKO APP