U ulet nota nxënësve se konsumuan titus, padisin shkollën
Nxënësit që u dënuan nga shkolla “Qemal Stafa” për përdorimin e titusit kanë ngritur padi ndaj shkollës.
8 nxënës u dënuan me ulje note në sjellje pasi kishin konsumuar titus, por tashmë ata me ndihmën e avokates Blerina Dodaj kanë ngritur padi.
Titus është një lloj qetësuesi që përdoret për persona që kanë kriza të forta si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike.
Ai është mjaft i fortë dhe ndalohet përdorimi nën moshën 18-vjeçare.
Nëse konsumohet në masë të madhe dhe nën efektin e alkoolit, ai mund të ketë efekte të rënda shëndetësore.
Medikamenti dyshohet se është shpërndarë nga një nxënëse e vitit të parë, ndërkohë që pas konsumit të titusit të tetë gjimnazistët përfunduan në spital.
Drejtoresha e “Qemal Stafës”, Nina Guga, ndërkohë thotë se “kjo nuk është një masë për t’i nxjerrë në rrugë nxënësit, por thjesht për t’i edukuar ata, pasi ata e kishin planifikuar prej kohësh ngjarjen”.
Ngjarja ka ndodhur në datën 4 shkurt në ambientet e shkollës “7 Marsi”, ku aktualisht po kryejnë mësim nxënësit e shkollës “Qemal Stafa” pasi kjo e fundit është duke u rikonstruktuar.
KOHA JONË SONDAZH

