U vë zjarrin barishteve, digjet një burrë në Fier
Një i moshuar nga një fshat i Fierit, është dërguar me urgjencë në spital me djegie të shumta në trup.
Gjatë ditës së djeshme, , ka shkuar në spital 64-vjeçari P.Ç., banues në fshatin Mbrostar Ferko. Mësohet se i moshuari është djegur nga zjarri që kishte ndezur për të djegur barishtet në tokën e tij.
Për shkak të djegieve të shumta pas ndihmës së marrë në spitalin e Fierit, ai u dërgua për në Tiranë, ku ndodhet në repartin e djegieve në QSUT.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Fierit, për vlerësim.

