FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ujësjellësi i Vranishtit, trashëgimi e vyer e historisë dhe mjeshtërisë shqiptare

Ujësjellësi Historik i Vranishtit, në Bashkinë e Himarës, po i nështrohet restaurimit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përcolli në rrjetet sociale pamje nga Vranishti dhe e cilësoi ujësjellësin si, një trashëgimi e vyer e historisë dhe mjeshtërisë ndërtimore shqiptare.

“Ujësjellësi po i nënshtrohet punimeve të restaurimit dhe mirëmbajtjes për të garantuar ruajtjen e tij për brezat që vijnë”, tha Gonxhja.

Ndërhyrjet kanë përfshirë pastrimin dhe konsolidimin e muraturës historike, restaurimin e elementëve të dëmtuar, fugatimin me materiale tradicionale, hidroizolimin e kanalit, rehabilitimin e harqeve dhe parapeteve, si edhe punime të kujdesshme për të garantuar qëndrueshmërinë afatgjatë të monumentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo fazë e punimeve është realizuar nën mbikëqyrje teknike dhe në përputhje me standardet e restaurimit të trashëgimisë kulturore, duke ruajtur autenticitetin dhe vlerat historike të kësaj vepre të rrallë inxhinierike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?