Unioni i gazetarëve Shqiptarë: Homazh për kolegët në Francë

Unioni i gazetarëve Shqiptarë ka njoftuar mbajtjen e homazheve për ndër të kolegëve francezë të vrare nga terrorizmi sot në Paris. Homazhet zhvillohen sot në oren 20: 15, para Piramidës në Tiranë.

“Unioni i Gazetareve Shqiptare fton gjithe gazetaret e vendit, perfaqesues te mediave dhe qytetare te Tiranes sot ne mbremje, ne oren 20.15.00 para Piramides ne shenje homazhi dhe solidariteti me gazetaret dhe stafin e "Charlie Hebdo" te ndezin nga nje qiri per koleget e vrare. Nje homazh dhe solidaritet i cili mbart dhimbjen tone ne flaken e qiririt te ndezur per shpirtrat e kolegeve dhe stafit te revistes francezes”,- thuhet në njoftimin e Unionit të gazetarëve Shqiptarë.

SHKARKO APP