FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ura e Tamarës dhe hani i saj, simbole të trashëgimisë sonë kulturore

Ura e Tamarës dhe hani pranë saj janë objekte të trashëgimisë sonë kulturore të cilat dëshmojnë për bukuritë dhe traditat shqiptare.

Ura e Tamarës e ndërtuar mbi lumin Cem të Vuklit, një kryevepër e shekullit XVIII, është ndërtuar nga vezirët Bushatllinj dhe mbetet një simbol i trashëgimisë sonë kulturore. Gurët e saj tregojnë histori shekujsh, duke lidhur komunitete e kultura.

Pranë saj ndodhet Hani i Tamarës, dikur një strehë për udhëtarët dhe tregtarët, sot një kujtesë e mikpritjes dhe historisë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto vepra janë shpallur, në vitin 1984, Monumente Kulture të Kategorisë I dhe tregojnë pasurinë tonë historike dhe arkitekturore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ura e Tamarës në Kelmend, lidh Shkodrën me viset e malësisë. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër publikoi në rrjetet sociale pamjet e luginës, ku gjendet ura dhe hani, luginë e cila ka origjinë akullnajore dhe është në lartësinë 1100 metra mbi nivelin e detit.

Në të dy anët e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Bimësia drunore përbëhet kryesisht nga ahu dhe halorët. Kjo zonë shquhet për panoramën si dhe për reshjet e shumta të dëborës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?