Urbani përplas motoçikletën, dy drejtuesit e mjeteve “sqarohen” duke u rrahur me grushta

Njw aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Tiranës, por fatmirësisht pa të lënduar rëndë. Një autobus i linjës Kombinat-Kinostudio ka përplasur një motoçiklist përpara Bashkisë së Tiranës.

Fatmirësisht, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime të lehta, por pa pritur që në vendngjarje të mbërrinte policia, dy drejtuesit e mjeteve kanë menduar ta zgjidhin vetë problemin.

Pasi kanë debatuar, shoferi i autobusit dhe drejtuesi i motoçikletës janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke u goditur më grushta, ndërkohë që një numër i madh njerëzish ishin mbledhur rreth tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

U desh ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën, ndërkohë që nisën hetimet për rrethanat e plota të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj, drejtuesi i motoçikletës, i cili pësoi dëmtime të lehta nga goditja, u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?