Urdhri – Paskuqani “stop çertifikatave”, asnjë dokument pa paguar taksat

Banorët e njësisë administrative të Paskuqanit nuk do të marrin asnjë dokument pa paguar më parë detyrimet e taksave vendore. Ky urdhër i vendosur në këtë fillim viti ka përplasur banorët me punonjësit. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, kërkon nga Prokuroria të hetojë drejtuesit vendorë për këtë situatë të krijuar me një urdhër të paligjshëm.

Asnjë dokument zyrtar nuk do të lëshohet nga Gjendja Civile në Paskuqan nëse banorët më parë nuk paguajnë detyrimet për taksat vendore.

Me këtë urdhër janë përballur banorët e kësaj njësie administrative, ku prej disa ditësh ka patur përplasje mes tyre dhe punonjësve të administratës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banori: Duam certifikata, thotë paguaj lekët të japim shërbim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banori: Kemi paguar, kanë mbetur ca të prapambetura si puna e dritave, kanë ngel 120 mijë lekë. Tani thuhet 45 dhe 27 kanalizime dhe ujëra të zeza, ne i kemi bërë vetë.

Banori: Kam një vit pa paguar një taksë 15 mijë lekë, pa bërë asnjë lloj investimi Xhelal Mziu tek unë.

Në këtë situatë të krijuar ka ndërhyrë Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, i cili ka kërkuar nga Prokuroria të hetojë drejtuesit e pushtetit vendorë të cilët sipas tij kanë shkelur ligjin.

Bledar Doracaj: Çdo urdhër i tillë bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me ligjin për gjendjen civile dhe çdo akt tjetër ligjor, me nëpunësit e gjendjes civile të cilët janë të traumatizuar, të presionuar nga kryetari i Bashkisë për të mos ofruar certifikata dhe përsëri pas dy-tre ditësh kthehemi tek e njëjta gjendje. Ky është një rast që organet ligjzbatuese, prokuroria në rastin konktret ta marrë në shqyrtim si një rast të hapur shpërdorimi detyre nga ana e kryetarit të bashkisë por dhe zyrave apo institucioneve apo njësive administrative që e zbatojnë.

Situata e krijuar ka prodhuar një tjetër problematike, ku banorët janë detyruar të hapin një librezë të re për Ujësjellës Kanalizime.

Ata disponojnë dy libreza për të njëjtin sahat, një nën siglën e UKT dhe një tjetër të Bashkisë Kamëz.

Banorët shprehen se ata nuk do të paguajnë taksa për shërbime të cilat nuk ofrohen nga pushteti vendor, si uji, gjelbërimi dhe infrastruktura, ndërsa për të tjera taksat e larta nuk mund të përballohen nga të ardhurat e tyre.

/oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?