Vaji dhe lotët e gëzimit të Ronaldos

“Për dy herë me radhë në harkun e dy orëve ai ka shpërthyer në lot. I shtrirë mbi fushën e Stade de France i mbërthyer nga emocionet. Një gjest i njëjtë për dy lloj emocionesh krejt të ndryshme. Të dielën, në 10 korrik, vajtimi i dëshpërimit të Kristiao Ronaldos u shndërrua më pas në lot gëzimi”.

Kështu e përshkruan në portretin e saj të sotëm gazeta franceze “Le Monde” (përkthimi Lapsi.al) njeriun simbol të fitores së Portugalisë. Ajo tregon se si stadiumi e priti me vërshëllima dhe ulërima yllin e Realit të Madritit, por më pas e përcolli me duartrokitje, kur ai la fushën e lojës mbi një barelë, pas përplasjes së pafajshme me Payet dhe atyre 15 minutave ankthi që kërkoi të qëndronte në fushë.

Ky ishte një fat i pamëshirshëm për atë që pati deklaruar se ëndërronte të fitonte një trofe me Portugalinë. Ky ishte një fat i pamëshirshëm edhe për portugezët që e kishin imagjinuar aq shumë ndihmën që do u jepte sulmuesi i Realit në fitoren e kësaj kupe të parë për ta. Në ato momente shumëkush ka kujtuar deklaratën e Kristianos pas fitores me Uellsin: “Shpresoj që të dielën të më shihni duke qarë nga gëzimi”.

Askush nuk e pa Kristianon deri nga fundi i kohës së rregullt. Idhtarët e tij e imagjinonin të vetmuar në dhomat e zhveshjes duke ndjekur në TV atë që, shokët që i kishte lënë vetëm, po mundoheshin të bënin në fushë.

Ai u shfaq pak përpara se të mbaronte ’90 minutshi me një shirit bezhë në kofshë.

Që nga ai moment ai nuk pushoi më së bërtituri, inkurajuari dhe gëzuar golin e Ederit me shokët e tij.

Pas ndeshjes jo më kot një gazetar mistrec, e pyeti mbrojtësin qëndror Pepe gjatë konferencës së shtypit: “A jeni ju të kënaqur me zv/trajnerin tuaj të ri Ronaldo”?

Por njeriu që e mbështeti ekipin e tij nga stoli, sulmuesi që shënoi tre herë këtë kampionat, e përmblodhi kështu situatën pas ndeshjes: “Nuk ishte finalja që dëshiroja. Por e kisha të pamundur. Ndjeja shumë dhimbje. Megjithatë jam i lumtur”(le monde përkthim Lapsi.al).

Natyrisht ai ishte i pari që e ngriti kupën Henri-Delaunay dhe që e puthi atë përpara futbollistëve të tjerë.

Prandaj për Ronaldon trauma fizike nuk u shoqërua edhe me një lëndim të egos, që ai e ka po aq të madhe sa muskujt e tij. Ai i kaloi legjendat e portugezëve Eusebio dhe Luis Figo duke shpënë, ndryshe nga ata, një trofe në shtëpi. Dhe megjithëse Kristiano Ronaldos mund të mos i mjaftojë, kjo nuk është edhe aq pak. (le monde

SHKARKO APP