Monika Kryemadhi: “Vaksina” më e mirë është 25 prilli

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, zhvilloi sot një takim me banorët e njësisë Nr. 7 në Tiranë. Kryemadhi u shpreh se përmbytjet e shkaktuara ditët e fundit janë si pasojë e keqqeverisje së Edi Ramës.

Kryemadhi deklaroi se vaksina më e mirë kundër keqqeverisjes është vota kundër më 25 prill. “Unë mendoj që vaksina më e mirë ndaj gjithë kësaj është 25 prilli, duke shkuar për të votuar. Shumë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria dhe mungesa e shpresës tek njerëzit ka qenë prezentë. Ka edhe shumë socialistë, të cilët e dinë se do ta kenë të pamundur për ta çuar votën e tyre për të votuar Rilindjen, por detyra jonë është të takohemi me njerëzit, të bisedojmë me ta që të mos çojnë asnjë votë dëm”,- tha kryetarja e LSI.

Kryetarja e LSI-së shoti se kjo forcë politike do të dalë në zgjedhje me kandidatët më të mirë, ku të gjitha shtresat e shoqërisë do të jenë të përfaqësuara. “Sepse edhe një votë që qëndron në shtëpi është dëm, duhet të shkojnë të votojnë të gjithë. Sigurisht që hapësirat janë pafund, sepse thjesht përgatitja që opozita po shkon drejt unifikimit të opozitës së bashkuar kundër Edi Ramës, por me ushtri të përgatitura me kandidatë perfektë, të cilët i japin më shumë hapësira njerëzve për tu zgjedhur. Sepse voton LSI, por do të zgjedhë një nga kandidatët që i propozon LSI që nuk janë pak në Qarkun e Tiranës, plot 36 të tillë. Ne kemi shansin për tu dhënë mundësi shumë djemve dhe vajzave të reja, grave dhe vajzave për të qenë pjesë e ekipit drejtues të LSI-së”,- deklaroi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

VIDEO/Takimi i kryetares së LSI-së në Njësinë Nr. 7 në Tiranë

SHKARKO APP