Vasili: Gjykata Kushtetuese në ‘duart e një vëzhguesi të jashtëm’: vendim që ngre pikëpyetje serioze
Nga Petrit Vasili
Gjykata Kushtetuese më zi se një klub lagjeje, shkruan vendim për njerëz rruge!
Gjykata Kushtetuese shkruan turpe dhe maskarallëqe ordinere të padëgjuara juridike.
Në vendimin e sotëm Gjykata ka rënë turpshëm në një gropë injorance ekstreme të bashkuar me ligësinë më të thellë, kur shkruan se:
‘Gjykata me shumicë votash vlerësoi se në çështjen penale ndaj kërkuesit duket se ka fakte dhe informacione që arrijnë të bindin një vëzhgues të jashtëm se kërkuesi mund të ketë kryer veprat penale’.
Pra, faktet e provat sipas këtyre halabakëve lagjesh, se gjykatës kushtetues nuk janë, bindin një vëzhgues të jashtëm.
Po kujt i duhet vëzhguesi i jashtëm që kalon në rrugë???
Këtu kërkohet vendim nga gjykatës, jo nga njerëzit e rrugës, ndërsa këta në një vendim të Gjykatës më të lartë dhe më të rëndësishme të vendit shkruajnë për njerëzit e rrugës.
Këta i marrin të keqen edhe klubeve të lagjes, ku ka shumë më shumë mend dhe dinjitet se këta.
Ajo që mbetet është vula e turpit dhe faqja e zezë për gjykatësit alabake dhe gdhë të kësaj Gjykate Kushtetuese.
KOHA JONË SONDAZH

