Vasili: Heqja e taksës me Italinë, plotësuam kërkesën e fasonëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka përshëndetur vendimin për heqjen e taksës fikse (diritto fisso) dhe asaj të qarkullimit për transportuesit ndërkombëtarë të mallrave me Italinë.

Që nga data 20 shtator të gjithë transportuesit ndërkombëtarë të mallrave me Italinë, nuk do të duhet të paguajnë më tarifën prej rreth 200 eurosh për një udhëtim vajtje ardhje në Itali.

Vasili u shpreh se heqja e kësaj takse plotëson njëkohësisht edhe një kërkesë të biznesit fason, teksa ka falënderuar edhe Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës për kontributin e dhënë në mbështetjen e këtij biznesi, që gjeneron mjaft vende pune.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E përshëndesim heqjen e taksës së transportit me Italinë. Plotësohet kështu një kërkesë e paketës fason të iniciuar nga LSI. Heqja e taksës për transportuesit ndërkombëtarë të mallrave ka hyrë në fuqi që nga 20 shtatori i këtij viti. Tani e tutje çdo ngarkesë me Italinë do të kushtojë rreth 200 euro më pak. Vlerësojmë kontributin e dhënë nga Ministra e Transportit dhe Infrastrukturës për këtë arritje, që i jep frymëmarrje kompanive shqiptare që ishin të detyruara të paguanin këtë taksë”, – tha z. Petrit Vasili, ndërsa vlerësoi edhe Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, i cili ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në bisedimet me palën italiane për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky vendim pritet të përmirësojë dukshëm dhe të rrisë më shumë shkëmbimet tregtare dhe të transportit me Italinë, që është dhe partneri kryesor ekonomik dhe tregtar i vendit tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?