FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vatra e re në Durrës, karantinohen 276 persona

Covid-19 është i çuditshëm dhe këtë e vërtetojnë shifrat e të prekurëve ditorë në Shqipëri, ku numri rritet dhe ulet çdo ditë. Pas 7 rasteve të reja të identifikuara të premten në një fasoneri në lagjen 13 në Durrës, nga ana e instancave shtetërore shëndetësore është bërë mbyllja e repartit ku punonin personat e identifikuar pozitive.

Mësohet se janë karantinuar në banesat e tyre 276 punonjës të këtij subjekti, të cilët dyshohet të kenë patur kontakte me personat e infektuar.

Dyshimet janë shtrire dhe te familjarët e të prekurve dhe vetëm sot janë marrë 33 kampionë për t’u analizuar në laboratorin i virologjisë. Në total, në fasoneri janë 8 raste me Covid-19 të konfirmuara dhe 9 raste aktive në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?