Vdekja e 22-vjeçares, imami shqiptar: Nuk është islami ky, Policia e Moralit një diktaturë

Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në Iran nga policia, ka nxitur protesta masive, të cilat kanë shkaktuar dhjetëra viktima. Imami shqiptar, Ylli Gurra thotë se kjo sjelljeje nuk i përket islamit.

“Irani ka një formë regjimi që nuk ka të bëjë me një Republikë Islamike. Nuk përputhet dhe nuk gjen atë që është Islami. Ka një pikëpamje ideologjike dhe është thuajse me ideologjinë që ndiqej para viteve 1990 për mënyrën se si duhej të visheshin të rinjtë dhe të rejat”, u shpreh imami.

Nga ana tjetër, ai flet edhe për Policinë e Moralit, të cilën e konsideron diktaturë e drejtuar nga mollahët (klerikë të Iranit). ”Policia e moralit është e gjitha diktaturë. Nuk është islami ky kurrsesi. Mënyrën se si trajtohen gratë atje është rrëqethëse. Janë dhënë disa dokumentarë që tregojnë që Irani është i vetmi vend islamik ku lejohet tregtimi i femrave dhe vajzave ose dhënia me qera e tyre. Ajo nuk është Republikë Islamike. Ç’është kjo e drejtë barbare. Është një tregti e mirëfilltë që u bëhet. Janë mollahë klerikë të Iranit nuk janë hoxhallarë ata që bëjnë kështu”.

SHKARKO APP