Vdekja e 35-vjeçarit në pusetë, shkodranët i kërkojnë llogari bashkisë

Ngjarja e rëndë në Shkodër ku humbi jetën një 35-vjeçar brenda pusetës ka ngjallur reagime të forta nga shkodranët.

Siç mund ta shihni në galerinë më sipër, një grup njerëzish, përkrahur nga shoqëria civile dhe gazetarë, janë mbledhur para Bashkisë së Shkodrës, ku kanë protestuar për vdekjen e Kleotos Çelikut, ndërsa kërkojnë që ky institucion të marrë përgjegjësitë që i takon.

Mjekja e urgjencës në Spitalin Rajonal të Shkodrës, Sabahete Kraja, shprehet se shkak i vdekjes së punonjësit të Ujësjellësit, sipas ekzaminimeve të para, është asfiksimi nga erërat e këqija dhe gazrat që kanë qenë në pusetën ku janë futur për të punuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?