Vdekja e 4-vjeçarit, prokuroria nis hetimet. E motra në terapi intensive
Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar një procedim penal për ngjarjen në Shkodër, ku një 4-vjeçar ndërroi jetë. Kjo pasi dyshohet pasi mund të jetë helmuar nga një ilaç kundër brejtësve që prindërit e kishin përdorur për spërkatjen e një magazine.
Fëmija nga fshati Mjedë i Vaut të Dejës humbi jetën tri ditë më parë, ndërsa motra e tij shtatë vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në shërbimin e Pediatrisë në Tiranë. Pas 72 orësh shumë të vështira, e mitura vijon të jetë në terapi intensive.
Familjarët kanë qenë të rezervuar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa nga policia priten rezultatet e analizave toksikologjike.
KOHA JONË SONDAZH

