Vdekja e Baba Hekuranit, policia njoftim zyrtar: U gjet pa shenja jete

Policia ka dhënë njoftim zyrtar për vdekjen e Baba Hekuranit, udhëheqësi shpirtëror bektashi i teqesë së Alipostivanit.
Sipas policisë ai është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Teqeja e Alipostivanit”.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Ndërkohë pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.
Njoftimi i policisë:
Përmet/Më datë 03.02.2025, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Teqeja e Alipostivanit”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. N., 61 vjeç, Baba i Teqes.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.