Vdekja e Pëllumbit në Greqi, ekspertiza: Thyerje të kafkës dhe dëmtime në turp

Shqiptari i cili gjeti vdekjen në kushte misterioze, duket se gjithcka po shkon drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes. Mjekësia ligjore, ka përfunduar raportin për shkaqet që i sollën vdekjen Pëllumb Marnikollaj, në komisariatin e policisë në Greqi. Në të thuhet se ai ka ndërruar jetë, si pasojë e shembjes së trurit nga një traumë e rëndë mbi kokë.

Nga të dhënat është konstatuar, se ka pasur thyerje të kafkës, shembje të trurit, plagë në kokë, hematoma, dërmishtje të kokës, trupit dhe gjymtyrëve.

Përforëcimet dhe akuzat e familjarëve se 29 vjecari është dhunuar barbarisht nga policia Greke, raporti pohon se ata kanë të drejtë. Dëmtimet në trupin e Pëllumbit,duke ju referuar raportit janë kryer me mjet të fortë, jo i mprehtë. Këto lloj dëmtimesh specialitët i konsiderojënë si mjaft të rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykuar nga të gjitha këto veçori të dëmtimeve, veçanërisht atyre në kokë, specialistët nuk përjshtojnë mundësinë që ato të jenë shkaktuara edhe nga rrëzimi prej një lartësie të madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e saj, policia helene pretendon se 29-vjeçari është vetëhedhur nga kati i katërt i rajonit të policisë “Kato Patisia”. Kjo për shkak se ai kuptoi se do të arrestohej për vepra të tjera penale. Marnikollaj kishte shkuar në polici për të firmosur paraqitjen e tij, duke qenë se hetohej në gjendje të lirë, për një vepër penale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?