Vdekja e të pastrehut, Totozani: Të gjithë jemi përgjegjës

Duke shprehur ngushëllimin për ndarjen nga jeta të një personi të pastrehë, Avokati i Popullit Igli Totozani u ka bërë thirrje njësive vendosur dhe të gjitha strukturave të tjera që të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar një strehë për njerëz të tillë.

Ilgi Totozani thotë se të gjithë jemi përgjegjës për jetën e tyre.

“I bëjmë thirrje dhe mbështesim administratën vendore, forcat e Rendit Publik, çdo strukturë shtetërore, çdo funksionar publik, çdo qytetar : Jini proaktiv, gjejini këta njerëz dhe mbrojini. Të gjithë jemi përgjegjës për jetën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk do të lodhemi së kërkuari dhe mbështetur pushtetin vendor, forcat e Policisë së Shtetit, si dhe strukturat e tjera shtetërore në marrjen e masave urgjente për të pastrehët, të vetmuarit, endacakët, në mënyrë që askush të mos humbasë jetën në këto ditë të vështira. Është më shumë se sa e nevojshme angazhimi I të gjithë qytetarëve, që të njoftojnë për çdo rast, sidomos në qytete të vogla, ku njerëzit i njohin personat e pastrehë dhe të vetmuar”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?