Vdes 18-vjeçarja pas operacionit, nisin hetimet ndaj mjekes në Elbasan
Një vajzë 18 vjeçe ka humbur jetën pas një operacioni të bërë në spitalin e Elbasanit. Por familjarët kanë akuzuar mjeken që bëri operacionin dhe për këtë arsye policia ka nisur hetimet ndaj saj.
Oficerët e Komisariatit të Policisë Elbasan dërguan në Prokurori për procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “mjekimi i pakujdesshëm” mjeken me inicialet J. K., 43 vjeçe, banuese në Elbasan.
Ajo duke qenë me profesion mjeke kirurge në spitalin e Elbasanit, në datë 8 korrik 2017, kreu një ndërhyrje kirurgjikale tek pacientja K. I. Por pacientja ka ndërroi jetë pak pas operacionit.
Sipas kallëzimeve të familjarëve dyshohet se 18-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.
Grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme në bashkëpunim me ekspertët mjeko–ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

