Vdes 70-vjeçarja në Fier, akuza mjekëve nga familja

 

Një 70-vjeçare është ndarë nga jeta në spitalin e Fierit të enjten në mëngjes dhe familjarët e saj akuzojnë mjekët si shkaktarë.

E ndjera Sulka Dulevic ishte nga fshati Rreth Libofshë.

Djali i saj thotë se nëna e tij ishte e shtruar për rreth dy javë në QSUT për një infeksion në lëkurë.

Pas kthimit në shtëpi u përkeqësua dhe u dërgua në spitalin e Fierit, ku humbi jetën pas tri ditësh.

SHKARKO APP