Vdes efektivi i Delta Forcë

Një efektiv i Delta Forcë në Vlorë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, pasditen e sotme në Berat.

Burime nga policia bëjnë të ditur se motori me të cilin udhëtonte 47-vjeçari Artur Dervishi ka dalë nga rruga në fshatin Kutalli, në rrethin e Beratit.

Për pasojë 47-vjeçari ka marrë plagë të rënda, duke humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

SHKARKO APP