Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Withers, fjalë prekëse nga ish-ambasadori

 

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri John Withers. Ish-Ambasadori që u rikthye në vendin tonë pas tre viteve që kur u largua nga  Tirana, e vlerësoi këtë si një mundësi e mirë për t’u kthyer sërish dhe më shpesh.

– “Në kuptimin tradicional ky çelës do të më jepte mua lirinë për të hyrë në qytet sa herë të dëshiroja. Në kuptimin vetjak më lejon gjithmonë të kthehem në Tiranë dhe në Shqipëri. Gjithashtu me lejon të ulem dhe të vi e të pi një kafe, ndoshta dhe një apo dy gota raki dhe të ndaj histori të vjetra, të kaloj kohë me miqtë e mi të dashur. Për këtë arsye kjo dhuratë është e paçmueshme për mua,” u shpreh ish ambasadori Withers. Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi rolin e ish-diplomatit amerikan në zhvillimet demokratike në vendin tonë.

SHKARKO APP