Të mërkurën kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u transferua pa dëshirën e tij në burgun e Fierit, duke e cilësuar si ”rëmbim policor” dhe ”transferim politik”.
Kjo situatë ka sjellë përplasje të reja brenda Partisë Socialiste, duke vënë në qendër të debatit procedurat dhe përgjegjësinë institucionale për këtë vendim. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, sipas ”TCH”, deputeti i PS-së, Bledi Çuçi i është drejtuar ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, duke kërkuar sqarime për dokumentacionin që lidhet me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës.
”Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen”, raportohet t’i ketë thënë Çuçi ministrit gjatë diskutimeve.
Ngjarja ka rihapur debatet brenda mazhorancës për mënyrën se si është realizuar transferimi i Veliajt, kushtet e izolimit dhe rolin e institucioneve përgjegjëse. Sipas raportimeve, çështja po shoqërohet edhe me tensione mes përfaqësuesve të ndryshëm brenda Partisë Socialiste.
Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar se Partia Socialiste ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Toni Gogu. Ndërsa nga jashtë sallës së Kuvendit, Çuçi nuk ka pranuar që të flasë për gazetarët.
Erion Veliaj denoncon dërgimin në burgun e Fierit: Rrëmbim policor dhe transferim politik
Veliaj e quan ”rrëmbim dhe hakëmarrje” transferimin në burgun e Fierit, Balla: E kam shok, do pyes…
