Veliaj kandidat për kryetar bashkie? “Ambicia ime të çoj në fund punën që kam nisur”

 

Erion Veliaj ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë  nëse do të jetë apo jo kandidat i bashkisë së Tiranës, por ka lënë të kuptohet se nuk është në ambiciet parësore të tij gara me Lulëzim Bashën.

A ju shohin ju si kandidat të mundshëm për Tiranën dhe a është në ambicjet e juaja?

Erion Veliaj: “Fokusi sot është të ndihmojmë njerëzit që janë në jug, fokusi nëser është që të ndihmpojmë njërzit që janë në jug, fokusi të hënën është që të ndihmojmë njerëzit që janë në jug. Kurt ë mbaroj ky fokus mund të flasim për tema të tjera, por di të them që ambicia ime është që këtë punë që kam marrë përsipër ta coj deri në fund. Çdo gjë tjetër më duket shumë larg edhe nuk është dicka që as e kam kërkuar as ma kanë kërkuar”

Në një intervistë për Ora News, për situatën e  përbytjeve Ministri I Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, e quajti një boomerang i kthyer mbapsht për atë që i kemi bërë natyrës.

Ndërkohë që njoftoi se me stabilizimine  situatës, qeveria do të hartojë plane disa mujore për të furnizuar banorët e banesave të përmbyttura me rezerva ushqimore.

SHKARKO APP