Veliaj: Kandidatët e Saliut dhe të Ilirit do hyjnë në histori si mercenarë të “Vagner” të dy forcave ”non grata”

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar kandidatët e opozitës në zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë për Klan News, Veliaj theksoi se të gjithë kandidatët e Saliut dhe të Ilirit do të hyjnë në histori si njerëz që u rreshtuan në togën si mercenarë të dy forcave ”non grata”.

“Të gjithë kandidatët e Saliut dhe të Ilirit me vetëdije po shkojnë si tek “cjapi tek kasapi”. Pra do të hyjnë në histori si njerëz që u rreshtuan në togën si mercenarë të dy forcave ”non grata”.

Është si të thuash, çfarë mendon dikush që lufton për kompaninë “Vagner”? Pra një mercenar që është non grata dhe i ka hapur luftë Amerikës mund të thotë çfarë të dojë, por nuk ndryshon thelbin. Kush shkon sot me Ilir Metën dhe Sali Berishën është turp i tij dhe turpi i forcës që përfaqëson”, tha Veliaj

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?