Veliaj-Karpushin: Avancim i bashkëpunimit Tiranë-Moskë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim pune me ambasadorin rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin.
Siç bën me dije ambasada ruse, fokusi i bisedës ishte avancimi i bashkëpunimit midis Moskës dhe Tiranës pas vizitës së suksesshme të z. Veliaj në Rusi, ku para pak muajsh ai mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar Urban të Moskës që u mbajt në datat 30 qershor-3 korrik 2016.
Nga ana e tij, Kryebashkiaku shprehu përshtypjet e tij tejet pozitive për Moskën, jetën e saj kulturore, si edhe për kontaktet e vendosura me kolegët rusë dhe iniciativat e rëndësishme që po realizohen nga Bashkia e këtij qyteti prej 13 milionë banorësh.
Por gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi perspektivat e zbatimit nga dy bashkitë të projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme, si transporti, menaxhimi i qarkullimit rrugor, aktivitete kulturore etj.
U ra dakord për të punuar bashkë edhe më tej për të organizuar shkëmbimet e delegacioneve të dy kryeqyteteve me qëllim intensifikimin e lidhjeve në sfera me interes reciprok.
KOHA JONË SONDAZH

