Veliaj mesazh për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt: Një nga zërat më të zëshëm për komunitetin tonë, humbje për Tiranën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana”. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se Tafaj ishte një nga zërat më të zëshëm për komunitetin, me zemër të madhe e mik i vyer për shumë njerëz që e njohën.
“I hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana” dhe një nga zërat më të zëshëm për komunitetin tonë, me zemër të madhe e mik i vyer për shumë njerëz që e njohën.

Ikja e Arbenit është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për të gjithë qytetin e Tiranës. Ngushëllime të sinqerta familjes Tafaj dhe të afërmve të tij”,shkruan Veliaj.

SHKARKO APP