Veliaj në Sharrë, Tabaku: Njeriu që s’pastron dot Tiranën tenton të mbulojë pisllëkun 75 mln euro të shefit të tij me inceneratorët

Ajo ishte paradite, ai në drekë. Të dy vizituan sot inceneratorin në Sharrë por për arsye të ndryshme.

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, denoncoi nga Sharra se inceneratori i Tiranës është një histori e pastër vjedhje dhe abuzimi me pushtetin.

Ndërsa Veliaj pasdite deklaroi se inceneratori i Sharrës e kishte transformuar të gjithë zonën që dikur ishte një vendgrumbullim i madh me plehra që ndoste ajrin e Tiranës.

Por shfaqja e Veliajt në Sharrë për Tabakun tregon një guxim të madh, duke i kujtuar  Ardit Gjoklajn.

“Duhej guxim i madh nga ana e Veliajt te shfaqej sot ne Sharre, por perfaqesuesi me i denje i shpifjes dhe baltosjes, pergjegjesi per jeten e humbur te Ardit Gjoklajt u shfaq sot ne inceneratorin e Tiranes pa dhene asnje llogari per 25 mln eurot e vjedhura aty“.

Jo vetëm kaq por Tabaku thotë se Veliaj që nuk pastron dot plehrat e Tiranës tentoi të pastrojë pisllëqet e shefit të tij që sipas saj ka paguar 75 mln euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë.

“Ai qe nuk pastron dot plehrat e Tiranes, u perpoq me kot te pastroje pislliqet e shefit te tij qe ka paguar 75 milion euro per inceneratore qe nuk ekzistojne. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk do te shpetojne nga pergjegjesia penale per miliona euro dhene kompanive fantazem per inceneratore qe nuk punojne“.

SHKARKO APP