Veliaj: Tirana nuk i përulet dhunës! Çdo gjë xixë për nesër
Protesta e së shtunës i parapriu festës së Ditës së Verës, të shtyrë nga Bashkia e Tiranës më 17 mars për shkak të motit të keq. Në një reagim pas protestës, Veliaj shkruan në Twitter: “Unë nuk e di si i mbani qytetet prej nga vini çdo muaj për ekskursion dhune por Tirana jonë kurohet me shumë mund e nuk e pranon këtë lloj bullizmi primitiv”. Veliaj shprehet i vendosur për pastrimin në kohë rekord të kryeqytetit, në mënyrë që nesër të jetë gati për festimet. ”Tirana nuk i përulet dhunës! Kurrë! Çdo gjë xixë për nesër. Tirana nuk ndalet. Unë nuk e di si i mbani qytetet prej nga vini çdo muaj për ekskursion dhune, por Tirana jonë kurohet me shumë mund e nuk e pranon këtë lloj bullizmi primitiv. Do pastrohet e meremtohet në kohë rekord sot, që nesër të jetë gati për Ditën e Verës e për gjithë qytetarët e vërtetë”, theksoi Veliaj.
Une nuk e di si i mbani qytetet prej nga vini çdo muaj per ekskursion dhune, por Tirana jone kurohet me sh mund e nuk e pranon kete lloj bullizmi primitiv 👎
Do pastrohet e meremtohet ne kohe rekord sot, qe neser te jete gati per Diten e Veres e per gjithe qytetaret e vertete 🌺 pic.twitter.com/Y6A7kYGw4n
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) March 16, 2019

