Veliaj uron kryebashkiakun e ri të Romës: Një person në lartësinë e sfidës për një kryeqytet të madh europian

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar Roberto Gualtierin, kryetarin e sapozgjedhur të Romës.

Përmes një postimi në Twitter, Veliaj vlerëson Gualtierin si një person në lartësinë e sfidës dhe gati për të menaxhuar një kryeqytet të madh evropian.

“Një person në lartësinë e sfidës dhe gati për të menaxhuar një kryeqytet të madh evropian! Mezi pres të kemi edhe një përfaqësi nga Roma në aktivitetet për Tiranën si   Kryeqyteti Evropian i Rinisë në vitin 2022. Forca”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?