Vëllai i ”Dajës”: Miqësia me Muratajn e fundosi

Dardan Hajdini, djali i kosovarit të arrestuar si bashkëpunëtor në grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit, thotë se babai i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka lidhje me këtë ngjarje kriminale. Në një prononcim për median në Tiranë, Dardan Hajdini tha se arrestimi është i padrejtë. “Kemi të ardhura, nuk kemi nevojë të grabisim”, u shpreh ai.

Mustafa Hajdini, vëllai i të arrestuarit Ragip Hajdini, shpjegoi edhe se çfarë ka ndodhur në Kosovë me hetimet ndaj vëllait të tij për dy grabitje të ndodhura atje, njëra në Istog ku mbeti i vrarë edhe një polic, dhe tjetra, vjedhja e 24 kg ar në Dhomën e Provave në Komisariatin e Pejës.

Aitha se vëllai i tij ka dalë i pafajshëm me vendim të gjykatës së Pejës, pasi nuk janë gjetur prova kundër tij. “Gjykata e Pejës ka marrë pafajësi, ka qenë i arrestuar, por nuk kishte dëshmi, vetëm policia i merr ato gjëra, se nuk mundet një njëri të marrë arin në polici”, tha Hajdini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ai ka thënë se vëllai i tij nuk njihej me pseudonimin “Daja”. “Askush nuk e thërriste me emrin “Daja”, nuk e kam dëgjuar kurrë. Atij i thonë “Gipe”. “Asnjë nuk më ka njoftuar. Ragipi jeton në shtëpi të tij, unë në shtëpi time. Jetojmë në një pallat por ai ka shtëpinë e tij ai të veten. Kur unë jam i pastër nuk mundet me më kontrolluar në shtëpinë time, nuk ka ardhur për kontroll policia”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?