Vëllai tregon fjalët e fundit të Sabrinës, e vrara nga babai

Sabrina Leka u vra nga babai i saj në makinë dhe ngjarja e ndodhur në Australi, është bërë lajm global. Vëllai i së ndjerës ka bërë një dedikim prekës për motrën e tij. Ai ka treguar fjalët e fundit të saj, para se të largohej nga shtëpia dhe të ndodhte tragjedia.

“Gjëja e fundit që ajo tha ishte: ”Unë ju dua dhe do t’ju shoh më vonë”. Ajo ishte shumë e zgjuar dhe gjithmonë ndikoi që unë të ecja përpara. Ajo më ndihmonte në studimet e mia, të bëhesha i suksesshëm në jetë sepse kjo është ajo që do të dëshironte më shumë. Motra ime ishte shumë e dashur dhe e kujdesshme. Ne shkonim gjithandej kudo së bashku. Ne shkonim në dyqane, në park”,-tha 11-vjeçari Pirro Lekaj.

Së bashku me nënën Romina Lekaj, në ceremoninë e mortore, Pirro kujtoi “vitet e mrekullueshme” që kaluan me motrën e madhe. Sabrina u gjet e vdekur në 22 korrik në sediljen e përparme të makinës tip “Mercedes-Benz” në pronësi të familjes, vetëm disa metra larg shtëpisë, në Kidman Park, në Adelaide.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?