Vëllezërit e vrarë në Amsterdam, anëtarë të grupit të trafikut të kokainës “POTER AL”

Dy viktimat e sulmit me armë në Roterdam të Holandës, janë vëllezërit e një emri të njohur herët në botën e trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe të heroinës, ku sërish në krye të grupit gjendej, mbase rastësisht trafikanti nga Elbasani. Në kohën kur policia e disa shteteve të Europës do të ndërhynte për të bërë të mundur goditjen e grupit ‘POTER’, vendqëndrimi i kapos së grupit ishte pikërisht Holanda dhe që prej andej menaxhonte një prej grupeve më të mëdha të trafikut të kokainës dhe të heroinës.

Geront Tola, vëllai i Florenc dhe Glevis Tola, të cilët humbën jetën pasditen e 15 janarit në banesën e tyre, ishte pikërisht pjesë e këtij rrjeti, që u konsiderua në atë kohë, si ndër goditjet më të fuqishme të ndodhura ndër vite në arenë ndërkombëtare. Geront Tola, u arrestua si pjesë e kësaj organizate kriminale, po për shkak të moshës, aso kohe më i riu në grup, mori edhe dënimin më të lehtë ndër të gjithë grupin. Mësohet se pas përfundimit të dënimit, Geront Tola, që njihej edhe me emrin Geront Dedja, vijoi aktivitetin në Itali dhe më pas u vendos në Holandë duke futur në këtë rrjet edhe vëllezërit e tij, të cilët, fatkeqësisht u vranë në shtëpinë e tyre në Roterdam.

SHKARKO APP