Vera po vjen, Himara çel sezonin e ri turistik

Himara ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror me një program aktivitetesh që zgjat nga 1 deri më 3 maj, i organizuar nga bashkia. Dita e parë u shoqërua me “Himara Run Fest”, një minimaratonë me nxënës përgjatë bregdetit, si dhe aktivitete sportive si volejboll plazhi e gara me kajakë. Për fëmijët u organizuan lojëra dhe argëtime të ndryshme.

Atmosferën festive e shoqëroi edhe orkestra simfonike e Forcave të Armatosura, ndërsa Muzeu Historik Kombëtar solli ekspozita, lojëra edukative dhe aktivitete për të gjitha moshat. Panairi i artizanatit dhe kulinarisë solli produkte dhe shije tradicionale të zonës.

Himara, një nga destinacionet kryesore të Rivierës shqiptare, njihet për plazhet e saj dhe trashëgiminë historike, ndërsa autoritetet lokale synojnë të promovojnë turizmin përmes aktiviteteve kulturore dhe sportive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?